05 Gusht 2008
 |
|
|
 Shkrimtari, poeti dhe përkthyesi Kadri Sherifi |
|
|
| Autor : | |
|
|
|
|
|
Nga Kadri Sherifi
Nga autori i artikullit "Kanuni i neglizhencës"
A e influencon patatja ardhmërinë tonë?
E kemi kaluar tashmë gjysmën e vitit ndërkombëtar të patates. Padyshim, shpallja e 2008-tës nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si të tillë ka pasur për qëllim zgjimin e vetëdijes për të ushqyer me kosto sa më të vogël gjithë planetin. Çka po ndodh tek ne? Bëhet pyetja: A mund të influencojë kultura e patates ardhmërinë e banorëve të trojeve arbërore?
Mendoj se po. Edhe pse buka e grurit idealizohet së tëpërmi, nuk është vështirë të kuptohet se kushtet shumë të përshtatshme për të kultivuar patate në trojet tona dhe konservimin i lehtë i këtij lloj ushqimi kanë përparësi të mëdha në krahasim me grurin. Me një edukim dhe vetëdijësimit të masave poppullore shqipfolëse në fushën e patateve, populli ynë shkon përpara! Çka dua të them?
Në radhë të parë, patatja kultivohet dhe ruhet lehtë. Mund të hapet një terren me një lopatë dhe mihësë për të mbjellur patate dhe nuk është e nevojshme makina shirëse as mulliri (si për grurin) për ta sjellur atë në tryezë në forma të ndryshme. Edhe ruajtja e patates është e lehtë qoftë për nevoja famijlare qoftë në përmasa industriale. Receta totë: Mbushni një enë të madhe me ujë mbi zjarr dhe kur të fillojë të vlojë, hidhni patatet e posavjelura. Lini të vlojnë vetëm një minut. Pastaj, tërhiqni ato, fshini ose lini të thahen. Në këtë mënyrë, sythat shkatërrohen dhe tanimë fermentimi tyre është i pamundshëm. Patatet e trajtuara në këtë mënyrë vendosen nëpër kuti druri ose thasë dhe mund të konservohen afërsisht dy vite në një vend të errët e të freskët. Ja një arësye që gruri të zëvendësohet me pataten.
Në radhë të dytë, e përsëris, konsumimi i patates mund të çojë përpara një popull. Gjermani është ndër ngrënësit më të mëdhenj të patates në Evropë dhe i ka punët mirë. Tek ne shqiptarët idealizohet gruri, siç u tha, edhe pse ai importohet. Për shembëll, në Kosovë, gruri importohet nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ja edhe një arësye tjetër që gruri të zëvendësohet me pataten në të gjitha trojet shqipfolëse.
Në radhë të tretë... nuk ka dyshim se sa i përket edukimit rreth patates, situata në trojet arbërore është patetike! Vitit ndërkombëtar i patates deri tani sikur nuk bën përshtypje fare: as nuk nxit fjalime të figurave publike, as shpallje konkursesh për receta, as projekte artistike, as kuize... Nëse vazhdon kështu, ditën e fundit të këtij viti jubilar, kur e ëma do ta thërrasë të bijën për të ngrënë do t’i thotë : “Arbëresha, eja të hamë bukë (gruri)!” në vend se t’i thotë: “Arbëresha, eja të hamë… patate!” A nuk është kjo një arësye që deri në fund të vitit të shkruani dhe të shkëmbeni për pataten me të gjithë ata që do të takoni?
Në përfundim, duke pasur parasysh disa të papritura tjera, nuk përjashtohet mundësia që një ditë perimja e këtij viti të bëhet ushqimi ynë kombëtar siç është në disa vende tjera ku është zgjuar vetëdija në këtë drejtim. Ndërkohë, ne mund të jetojmë me ujë të freskët dhe dashuri duke e konsumuar vetëm pak pataten deri në pranverën e ardhshme kur ky vit jubilar do të ketë influencuar të gjithë ata që kanë sadopak tokë. Para se të ndahemi, kam dëshirë të bëj edhe një pyetje: Çka do të ndodhte sikur të gjithë shqipfolësit të zëvendësonin mëse gjysmën e bukës së grurit me patate?
Kadri Sherifi
http://www.ipetitions.com/petition/kanuniineglizhences
Autori : Kadri Sherifi
e-mail : info@kadrisherifi.com
Subjekti : Përgjigje shkrimit të zonjës Linda Ahmeti
Data e Komentit : 08 - 11 - 2008
Përshëndetje,
Edhepse nuk jam në biznesin e kulturës së patates, motivi im për shkrimin e këtij artikulli ka qenë nënvizimi i vitit 2008 si Vit ndërkombëtar i patates. Mendoj se po të njihej dhe të kultivohej më shumë patatja, ekonomia shqiptare do të shkonte më mirë, E kur ekonomia e një populli ka shëndet të mirë, gjithçka tjetër vazhdon më mbarë.
Ju sugjeroj të gjeni mënyrën ta bëni të njohur prodhimin tuaj sepse kur njerëzit e njohin e konsumojnë më shumë. Kompania ku punoni si menaxhere do të mund të lanconte një konkurs (me përmasa mbarëshqiptare ose duke vënë shënjestër klientët potencialë në bashkëpunim me një shtëpi botuese, për shembëll) për një libër recetash për ushqimet ku përdoret patatja. Në këtë mënyrë do ta bënit të njohur kompaninë tuaj, kuturën e patates dhe do t’i jipnit kontribut artit dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Unë mendoj se nëse arti dhe kutura nuk e nxisin zhvillimin ekonomik të një populli, ato janë sterile (shterpë.)
Nuk duhet të keni frikë të investoni në kultivimin e patates me shumicë sepse ju ofrohen tri plane :
PLani A : Arrini ta shisni të gjithë prodhimit sipas parashikimit.
Plani B : E keni arritur profitin e paramenduar por ju kanë mbretur ende patate, mund të ulni çmimin në mënyre që klientët t’ua blejnë me çmim të ulët sepse e dinë (keni investuar t’i informoni) se mund t’i ruajnë ato lehtë qoftë për biznesin e tyre, siç janë restaurantet e tjera, qoftë për nevoja familjare. Receta e artikullit nuk është mashtruese : patatja ruhet lehtë deri dy vite !
Plani C : I konservoni vetë patatet që ju kanë mbetur duke i trajtuar në bazë të recetës dhe i shisni jashtë sezonës (pse jo me vlerë të shtuar ?)
Ne si popull jemi mësuar të fitojmë gjithçka me vështirësi dhe nuk na duket interesante ajo që është e lehtë dhe e pakomplikuar siç do të ishte rasti i zëvendësimit të grurit me pataten. Por, mentaliteti mund të ndryshojë dhe këtë duhet ta bëjnë ata që kanë interes të veçantë, të drejtpërdrejtë, në këtë fushë ; në rastin konkret, ata që janë në biznesin e patates.
Ju dëshiroj sukses në punën tuaj si menaxhere. Mendoj se me femra të cilat kanë interese dhe projekte si ju, zonja Ahmeti, populli ynë do të shkojë përpara.
Kadri Sherifi
.
Autori : Linda Ahmeti
e-mail : ahmeti.linda@gmail.com
Subjekti : Kerkese
Data e Komentit : 04 - 11 - 2008
Jam menaxhere dhe deshiroj te dij motivin tuaj po ashtu edhe sugjerimin tuaj ne lidhje me interesin qe keni per te blere patate pasi qe mirrem me kete kulture po ahtu edhe mund te ofroj nje shume te madhe te patates pa marr parasysh nga kjo mundesite tona jane te medha per t'u ofruar patate!
Pres nje pergjigje nga ju.
Ju faleminderit ne mirekuptim po ashtu edhe ne bashkepunim
Me respekt
Linda Ahmeti
Autori : Kujtim Sokrona
e-mail : kujtimsokrona@yahoo.fr
Subjekti : MUNDËSITË PËR PROCESIMIN E PATATEVE NË KOSOVË
Data e Komentit : 23 - 09 - 2008
Peter Dickrell, USAID-KBS Specialist i Agrobizneseve
Shumë patate rriten në Kosovë. Patatet janë pjesë e rëndësishme e ditës së Kosovës dhe janë ekonomikisht pjesë domethënëse e sektorit të bujqësisë të Kosovës. Klima dhe … e Kosovës japin kushte ideale për rritjën e patateve. Ditët e verës janë të ngrohta, netët janë relativisht të ftohta dhe dheu I pasur, që e bënë vend të shkëlqyeshëm për patatet të rriten.
Të gjitha patatert tani që rriten janë të shfrytëzuara nga konsumatorët si patate të freskëta drejtë nga fermat. Ato janë të shfrytëzuara si patatë të pjekura, pire patate, supë nga patatet, sallata nga patatet dhe shumë lloje të mrrekullueshme të gatesave të pregaditura nga patatet. Megjithatë, asnjë nga patatet vendore të rritura nuk përpunohen në produkte të patateve si qipsa nga patatet apo patate të fërgurara (pomfrit) të ngrira. Këto produkte të përpunuara janë të importuara. Kosova prodhon vetëm aq patate sa janë të nevojshme për konsumim të freskët; prandajë, konsumatorët i kthejn nevojat e tyre drejt patateve të procesura nga importi për patate të fërguara (pomfrit) dhe qips. Patatet e fërguara (pomfriti) nuk është I shtrenjt. Është vkerësuar së mbi 8,000,000 Euro të patateve të fërguara (pomfritit), qipsit nga patatet dhe patate të përpunuara janë të importuara në vit.
Duke ju falemnderuar industrisë së përpunimit të patateve, konsumimi vjetor i parateve në Evropë dhe Amerikë është tani më shumë se 70 kilogram për person për vit dhe pothuajse gjysma e patateve të rritura janë të përpunuara në promfrit, qipsa, patate pluhur dhe pire patate të thata. Së shpejti Kosova do të fillon të prodhon produkte nga patate të përpunuara që konsumatori do ti blejë dhe përdorë për ti ushqyer familjet e tyre. Përpunimi i patateve do të shtojë vlerë dhe lejojë farmerëve Kosovare ti ofërohet cmimë më i mirë për patatet e tyre. Më tutje, Kosova do të kursej para që është duke u shpenzuar në transport. Një ditë përpunimi i patateve do të jetë një pjesë e rëndsishme e sektorit të agroprocesim në Kosovës.
Patatja e përdorur në industriën e përpunimit të ushqimit është mjaftë e vecant përshkakë se ka nivel të ulët të ujit dhe përmbajtjës së sheqerit. Kjo është e rëndsishme përashkakë se uji duhet të hiqet gjatë procesit të dehidrimit, ngrirjës apo fërgimit. Lloji russet (I thjesht, kuqërremtë) është më së shpeshti I përdorur në procesim. Produkti më i njohur në industrin e procesimit të patateve është patatja e fërguar. Patatet e fërguara (pomfriti) janë mbreti i patateve të procesuara. Shumë prej patateve të fërguara (pomfritit) janë të pregaditura në fabrikë dhe ngrihen para se të dërgohen në restoranet e juaja lokale apo shitore. Restoranet apo klientët thjeshtë zbrasin qeset me patate të fërguara në një tigan të thellë dhe të madh për pjekje përfundimtare dhe i shërbejnë ato të nxehta. Megjithatë, në fabrik, patatja shkon nepërmjet shumë pregaditjeve para se të ngrihet dhe dërgohet në restorane apo shitore. Patatet janë të ziera nën presion derisa të zbutet likura. Kur presioni papritmas lirohet, lëkura e patatës troshitet dhe lehtë qërrohet. Lëkura e patates pastaj përdoret si ushqim për bagëti apo për prodhimin e gasit metan për prodhim të energjisë. Patatet me lëkurë të qërume, ispektohen dhe dërgohen në makina për prerje, ku edhe prodhohen patetet e fërguara (pomfriti). Patatet e fërguara inspektohen nga makinat automatike për madhësi, njolla dhe ngjyr. Ato të cilat I kalojnë këto nivele pastaj zbardhën në enë me ujë të nxehtë. Përfundimisht, ato janë “ gjysëm të fërguara” për 90 sekonda në vaj për fërgim shumë të nxehtë. Mbas kësaj, ato janë të ngrira në maksimum dhe të paketuara për dërges. Sotë, më shumë se 50% të patateve të rritura në botë bëhen patatet të fërguara (pomfrit) të ngrira.
Cipsat nga patatet janë gjithashtu mënyrë e kërkuar e ngrënjës së patateve të procesuara. Cipsat nga patatet janë argëtim për ngrënje dhe lehtë pregaditen. Së pari pateteve iu heqët lëvorja. Pastaj patetet dërgohen në thikë të gjërë që i pren ato në qipsa të trashësisë të nevojshme. Mbasj kësaj cipsat dërgohen në makinën larëse ku largohet teprica. Rriskat terën me erë të thatë për tu larguar uji I tepërt dhe bartën tek fërguesi automatik dhe në mënyrë të njëjtë zihen në vaj për zierje në riskë të artë. Ato kalojnë 2 deri në 3 minuta në tigan. Pastajë melmesa të vecanta aplikohen dhe cipsat dërgohen tek makinat për paketim ku janë të paketuara sipas peshës dhe të vendosura në kuti kartoni për dërgesë.
Patatet thahen për të prodhuar pire patate të dehidruara të castit. Elementet përbërëse të paziera për pire patatet
|