WebSite  
 

Home Page > Kanuni i Neglizhencës

Kadri Sherifi : Pse jo?

15 Nntor 2008
5 / 5 (11 Votes)
Kadri Sherifi interviston zotin David Payne për revistën Inter-Action
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tsh.albemigrant.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Ju pëlqen Tribuna Shqiptare në këtë formë ?
Po, shumë
Po
Disi
Jo

Një pëgjigje të cilën nuk do ta harroni kurrë 

Intervistoi  Ajet Nuro*

 


Në një tekst nga një bashkëpunëtore kemi mësuar se Kadri Sherifi  ka shkruaur një roman me titullin “Arbëresha”.  Sipas shkrimit në fjalë, romani flet per alfabetin tonë.
Në kuadër  të kremtimit të javës së njëqindvjetorit të Kongresit të Alfabetit (14 -22 nëntor), Tribuna Shqiptare ka intervistuar bashkëpunëtorin e saj. Këtu do të lexoni replikën shqiptare më të mirë të vitit.

 

Tribuna Shqiptare : Për fillim, çka mund të na thoni shkurtimisht për romanin tuaj ?

 

Kadri Sherifi : Shkurtimisht, romani ka të bëjë me Kongresin e Manastirit dhe njëqindvjetorin e tij duke kaluar nga pavarësia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Është një histori dashurie. Si shumica e romaneve, apo jo ?

 

Tribuna Shqiptare : E keni shkuruar në të njëjtën kohë në shqip dhe frëngjisht ?

 

 Kadri Sherifi : Po e kam shkruar në këto dy gjuhë në të njëjtën kohë. Mendoj se versioni shqip  konvenon më mirë për botim fillestar në mënyrë që vepra të konsiderohet si roman shqiptar. Në të kundërtën, bie sikur është shkrim i një mërgimtari i cili ka nostalgji dhe dëshiron të kthehet njëqind vjet thellë në gjirin e popullit të vet. Sidoqoftë, shkrimi në dy gjuhë në të njëjtën kohë më shtyn ta bëj më me siguri pyetjen : A është vepra e eksportueshme në kultura të tjera ?

 

Tribuna Shqiptare :  Besojmë se nostalgjia dhe gjiri i popullit kanë aq rëndësi sa edhe fragmenti i historisë… 

 

Kadri Sherifi :  Padyshim. Por, pretendoj se kam nënvizuar një moment historik nga më të rëndësishmit të popullit shqiptar. Ju ftoj t’ia bëni vetes pyetjen bashkë me mua : Pa alfabetin e Kongresit të Manastirit, do të thotë alfabetin latin, a do të shkruheshin dy kushtetuta shtetesh së pari në shqip e pastaj të përktheheshin në gjuhë të tjera ?

 

Tribuna Shqiptare: Kur thoni « alfabetin  latin » mendoni në tiparin evropjan të shqiptarëve ?

 

Kadri Sherifi :  Pajtjetër. Shqiptarët janë shprehur qartë se janë evropjanë gjatë rënjes së perandorisë famëkeqe osmane e cila i mbyllte shkollat shqipe mu si Millosheviqi. Shqiptarët nuk kanë pranuar një gjë të tillë nën asnjë pretekst.  Si mund të harrohet ky fakt ?

 

Tribuna Shqiptare: Keni pasur takime me njerëz të rëndësishëm, bie fjala... Nënë Tereza.

 

Kadri Sherifi : E kam takuar dhe i kam dhuruar 12 trëndafila të kuq në një tufë. Është një moment të cilin nuk do ta harroj kurrë... Sikur kishte një aromë shqiptare... Në roman flas për babain e Nënë Terezës, patriotin e shquar Kolë Bojaxhiu. Vdekja e tij mbetet një enigmë: Nga kush është shkaktuar dhe përse?

 

Tribuna Shqiptare :  Në disa artikuj në frëngjisht shihet se keni një stil shumë të larmishëm, për të mos thënë  humoristik...provokues. Vazhdoni të merreni me gazetari në gjuhën frënge ?

 

Kadri Sherifi :  Jo. Ka kohë... Disa artikuj opinioni aty këtu dhe pak intervista kanë qenë mëkate të rinisë. Para disa ditësh e lexova një intervistë për një revistë që kam bërë me një deputet të atëhershëm, zotin David Payne. Më vonë, zoti Payne ka kaluar rreth du vite në Kosovë si i dërguar nga qeveria provinciale e Kebekut, më duket, për të ndihmuar mirëvajtjen e parlamentit kosovar, apo diçka të tillë. A nuk është bota e vogël?

Tribuna Shqiptare : Në disa artikuj në shqip, keni të njëjtin një stil provokues...


Kadri Sherifi :
Çka t’ju them rreth stilit të larmishëm dhe provokues? Të marrim si shembëll një artikull i cili  nënvizon vitin 2008 si vit ndërkombëtar të patates. Qëllimi im kryesor ishte të bëj të njohur tek shqipfolësit një recetë për ruajtjen e patates e cila është zbuluar nga irlandezët para shumë kohe. Nuk arrija të bindem se do të mund ta botoja në formën e recetës. Kështu, vendosa t’i jap formën e një artikulli opinioni me një stil të larmishëm, humoristik e provokues, siç thoni. A e dini se patatja kultivohet lehtë dhe ruhet lehtë dy vite?

 

Tribuna Shqiptare: E kam mësuar në artikullin tuaj. Të kthehemi te shkrimet: Në  artikullin Kanuni i Neglizhencës kërkoni nga autoritetet kompetente shqiptare që të mos fshihen pas zakoneve për të mos çrrënjosur gjakmarrjen. Sipas disa komenteve, shprehja „Kanuni i neglizhencës“do të futet në enciklopedinë shqiptare....

 

Kadri Sherifi : Lexuesit e faqes Tribuna Shqiptare kanë propozuar në komente të hapura dhe në postime elektronike individuale që të organizohet një ngjarje e quajtur „Kanuni i neglizhences“ në bazë të artikullit. Propozohet, si në artikull, që populli... publiku t’i dërgojë një mesazh të qartë e të fuqishën organeve kompetente për t’i detyruar të marrin të gjitha masat e nevojshme për çrrënjosjen e gjakmarrjes. Të afërmit e vrasësit nuk janë vrasës dhe ata duhet të gëzojnë lirinë e lëvizjes të garantuar me kushtetutë. A ta përgatisim dhe ta udhëheqim së bashku, një ngjarje të tillë? 

Tribuna Shqiptare : Patjetër, Tribuna Shqiptare është një vend  për të gjithë ata që duan të shprehen. Për momentin, të kthehemi tek shkrimet :  A mendoni se shkruani mirë... letërsi?

 

 Kadri Sherifi : A t’ia lëmë lexuesit të përgjigjet në këtë pyetje pas botimit të romanit „Arbëresha“ në shqip ose në frëngjisht?

 

Tribuna Shqiptare : Pyetja e fundit : Pse  i përfundoni të gjitha përgjigjet e  intervistës me një pyetje tuajën? 

 

Kadri Sherifi : Pse jo ?



Nënshkruajeni peticionin "Kanuni i neglizhenës" kundër gjakmarrjes:  
http://www.ipetitions.com/petition/kanuniineglizhences  


*Ajet Nuro është administratori i faqes "Tribuna Shqiptare"



Your name:
Your email:
Subject:
Comment Text:



Autori : Ajet Nuro

e-mail : anuro@albemigrant.com

Subjekti : Nëse nuk ka një Anton Çeta, duke u bashkuar shumë e shumë veta, diçka mund të ndryshojë

Data e Komentit : 30 - 11 - 2008


Në këtë intervistë dhënë për Tribuna Shqiptare, Kadri Sherifi prek shumë probleme por unë do t'ju tërheq vëmendjen tek « Kanuni i neglizhencës » siç shprehet ai. Thelbin e këtij problemi nëse nuk e kuptoni nga intervista ju propozoj ta lexoni po me titullin « Kanuni i neglizhencês » po tek Tribuna Shqiptare. (Kërkoni dhe në google me të njëjtën shprehje). Ne shqiptarët kemi mjaft probleme që kërkojnë zgjidhje. Një ndër ta është gjakmarrja. Mijra veta vriten, ngujohen, fshihen për ti shpëtuar këtij fenomeni. Mbulimi i kësaj plage me pretekstin e Kanunit të Lek Dukagjinit nuk mund të vazhdoj. Ju propozoj të lexoni intervistën e zotit Sherifi, komentojeni, jepni dhe ju mendimin tuaj. Tribuna Shqiptare do ta bëjë problemin e ditës dhe së shpejti do ti kushtojmë një javë të tërë kësaj çështjeje. Nëse ky problem ju prek lexoni intervistën e zotit Sherifi, shpërndajeni atë, jepni mendimin tuaj dhe të gjithë së bashku të veprojmë me qëllim që të ndryshojmë diçka. Para disa vjetësh Anton Çeta bëri diçka që dukej e pamundur. Sot, nëse nuk ka një Anton Çeta, duke u bashkuar shumë e shumë veta, diçka mund të ndryshojë. Lexim të këndëshëm !

Autori : Paul Tedeschini

e-mail : paul.tedeschini@yahoo.it

Subjekti : Funksionimi i rregullt i shtetit asht kundra interesit te drejtuesve te tij.

Data e Komentit : 16 - 11 - 2008

....Të afërmit e vrasësit nuk janë vrasës dhe ata duhet të gëzojnë lirinë e lëvizjes të garantuar me kushtetutë. ....
-.-.-.-.-.-.Kur kushttetuta nuk garanton, pra kur Shteti nuk garanton, atehere ka anarshi. Anarshi dmth as Ligj shtetnor as Ligj Zakoni (Kanun).
Ne vendet me shtet te rregullt Shteti garanton nepremjet zbatimit te ligjit.

Edhe une po e perfundoj me nji pyetje?
Kush asht i interesuem per RREGULL, pra per zbatim te ligjit?

 Other Articles
 Photo Gallery

Analizë - Opinion

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Portret

 

TA DUASH FLAMURIN KOMBËTAR- E DON KOMBIN DHE TRUALLIN SHQIPTARË 12.12.08 - TA DUASH FLAMURIN KOMBËTAR- E DON KOMBIN DHE TRUALLIN SHQIPTARË

Reportazh nga festa e flamurit në Zvicër nga Xhevat Rexhaj

Debati për Skënderbeun është antishqiptar dhe antievropian 10.12.08 - Debati për Skënderbeun është antishqiptar dhe antievropian

“Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde” Elyari

Semantika e shtetit 10.12.08 - Semantika e shtetit

Ese nga Ndue Ukaj

ASHTU FLISTE MIXHA DIL! 10.12.08 - ASHTU FLISTE MIXHA DIL!

Opinion nga Adnan Abrashi

Marshimi apo sfilata e EULEX-it 10.12.08 - Marshimi apo sfilata e EULEX-it

Shteti i Kosovës nuk do të jetë asnjëherë stabil me shumë alternativa, ose duhet t’u besohet subjekteve që do...

Berluskoni po, Xhuveli jo 09.12.08 - Berluskoni po, Xhuveli jo

Një opinion rreth investimeve të huaja në Shqipëri dhe mungesës së kujdesit për mjedisin, nga Bashkim Kopliku

 
Shk 2010
E dE hE mMerE eE pSht
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
Faik  Shatku  Përfaqsues  i  shquar  i  Jurisprudencës  Shqiptare Faik Shatku ...

Portret i njërës prej figurave të ndritura shqiptare Faik Shatku , nga Saimir Shatku

MARRËZI NGA NJË KRYESI E MARR – DERI KU DO TA KATANDISNI LDK-n¨- JU ATJE?! MARRËZI NGA NJË...

Opinion nga Xhevat Rexhaj

 
Korporata shqiptaro-amerikane Valbin ndihmon Gardën nacionale të Alaskës në ushtrimet rutinore ushtarake para dislokimit në Kosovë Korporata...

Lajm nga Shtetet e Bashkuara, nga Agim Vuniqi

Qerim Vrioni : Një grusht diell Qerim Vrioni : Një...

Një foto që flet : Një grusht diell, nga Qerim Vrioni

KTHIMI  I  NJË DASHURIE TË HUMBUR... KTHIMI I NJË...

Nje histori reale, njerezore dhe shume humane, e ndodhur ne...

Parandalimi i dushkut të ri Parandalimi i dushkut...

Opinion nga Bashkim Kopliku

 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2007 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh
 
Powered by: PHPCow.com